Reperi Stresi drejt politikës?

Reperi Stresi drejt politikës?

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, ndryshe i njohur edhe si Stresi, po ngjall dyshime se mund të hyjë në politikë. Kjo vjen pas publikimit të një fotografie në rrjetet sociale ku ai konfirmon anëtarësimin e tij në Partinë Demokratike në Shqipëri.

Stresi nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë e tij për Sali Berishën dhe PD-në, duke e mbështetur hapur në periudha të ndryshme. Tani, ky veprim i fundit ka shtuar zërat se ai mund të ketë synime më të mëdha në politikë.


Përveç karrierës së tij në muzikë, Stresi u bë edhe më i njohur për publikun pas fitores së tij në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ky anëtarësim në PD është thjesht një akt simbolik apo një hap i parë drejt një angazhimi më serioz në skenën politike shqiptare.

Për momentin, reperi nuk ka bërë ndonjë deklaratë të drejtpërdrejt për planet e tij të ardhshme./KosovaPress

Lexo edhe

Video