Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK, për herë të parë do të bëhet stentimi i arterieve karotide.
Sipas njoftimit të QKUK-së, kjo arritje është bërë e mundshme falë bashkëpunimit qe ka Klinika e Kirurgjisë Vaskulare me Dr. Dimitrios Nikas nga Universiteti i Janines në Greqi, raporton KosovaPress.
Mediat që në ora 11:30 mund të marrin pamje nga puna në salla e operacionit, kurse në orën 14:00, bëhen deklarimet për medie.