Steinmeier uron për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Steinmeier uron për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier ka uruar presidenten Vjosa Osmani për 17-vjetorin e Ditës së Pavarësisë, duke riafirmuar mbështetjen e vazhdueshme në përkrahje të stabilitetit, zhvillimit dhe integrimit evropian të Kosovës.

Steinmeier ka potencuar se në çështjet e politikës së jashtme, Kosova është pozicionuar qartësisht në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, veçanërisht në mbështetjen e Ukrainës kundër agresionit të Rusisë, në shkelje të të drejtës ndërkombëtare.


“Gjatë këtyre viteve, kemi thelluar vazhdimisht bashkëpunimin tonë në politikat e sigurisë, reformat për përafrimin me BE-në apo në fushën e politikave të klimës dhe energjisë. Gjermania mbështet në mënyrë të pandryshuar njohjen ndërkombëtare të Kosovës dhe dëshiron që ajo të bëhet anëtare e BE-së”, thuhet në urim.

Kujtojmë, Gjermania në shkurt 2008 ishte ndër vendet e para që njohu shtetin e Kosovës.

Lexo edhe

Video