Stavileci: Po ndodh rikthimi i madh i PDK-së

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerand Stavileci, ka thënë se  qytetarët po e mbështesin fuqishëm vizionin për një Kosovë më të mirë.

Ai tha se në bazë të mobilizimit që po shohin në teren, PDK-ja po merr vendin që i takon dhe se po ndodh rikthimi i madh i kësaj partie.

Stavileci në konferencë për medie të hënën tha se deri tani në fushatë zgjedhore kanë zhvilluar mbi 2000 mijë takime me qytetarë, anë e mbanë Kosovës.


“Në këto javë kemi zhvilluar mbi 2000 mijë takime në çdo anë të Kosovës. Një gjë është e sigurt, qytetarët duan punë dhe rezultate, zotime të qëndrueshme dhe vepra konkrete”, tha ai.

Sipas tij, 9 shkurti është ditë ku do të vendoset mes stagnimit apo zhvillimit, që sipas tij këtë të fundit e përfaqëson PDK-ja.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Lexo edhe

Video