Kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer paralajmëroi se lufta në Ukrainë mund të “mbarojë sot nëse Putin ndalon së qeni agresiv”.
Në një seri intervistash me reporterët rajonalë të BBC-së, kryeministri u pyet nëse Britania ishte “në luftë” me Rusinë për shkak të Ukrainës.
“Jo, ne nuk jemi në luftë, por Ukraina sigurisht është, sepse Ukraina është pushtuar nga Rusia, dhe ajo luftë ka vazhduar për pak më shumë se 1000 ditë. Janë 1000 ditë agresion nga Rusia dhe 1000 ditë sakrificë për Ukrainën dhe për këtë kemi thënë vazhdimisht se qëndrojmë pranë Ukrainës. Nuk mund ta lëmë Putin ta fitojë këtë luftë,” tha Starmer.