Stadiumi legjendar “San Siro” del në shitje

Stadiumi legjendar “San Siro” del në shitje

Pasi Interi dhe Milani kanë dorëzuar dosjen për blerjen e “Meazza-s” dhe zonave përreth, Bashkia do të nxjerrë së shpejti tenderin, transmeton KosovaPress.

“Mund të publikohet brenda disa javësh nëse duam të qëndrojmë në orar dhe të përfundojmë gjithçka deri në verë,” shpjegoi kryebashkiaku Giuseppe Sala në vigjilje të një takimi në Samitin e Jetëgjatësisë.


“Nëse gjithçka funksionon siç mendoj unë, ajo dosje do të jetë baza me të cilën do të hapim tenderin publik, ne jemi të detyruar ta bëjmë këtë dhe mendoj se do të zgjasë rreth tridhjetë ditë. Mendoj se ajo zonë duhet t’i kushtohet stadiumit që të paktën të favorizohen ofertat e ekipeve, por ne do të nxjerrim tenderin”, ka theksuar Sala, përcjellë KosovaPress.

“Në dokumentin prej 300 faqesh të dorëzuar nga klubet ne po e shikojmë në detaje, nuk shpjegon se cili do të jetë investimi total që do të bëjnë skuadrat, por merr parasysh vlerësimin e Agjencisë së të Ardhurave që nuk është vënë në pikëpyetje asnjëherë – përfundoi ai.

Lexo edhe

Video