Operacioni për ndërtimin e stadiumit të ri të Milanos në zonën e San Siros kap vlerën e 1.2 miliardë eurove.
Një objekt që do të ketë një kapacitet prej afërsisht 71,500 vendesh dhe do të funksionojë 365 ditë në vit.
Kështu lexohet në dosjen e paraqitur nga Interi dhe Milani në Bashki dhe që në 250 faqe shpjegon se si do të transformohet zona e Meazza-s pas blerjes nga klubet, shkruan Ansa, përcjellë KosovaPress.
Komuna ka publikuar dje njoftimin publik për shitjen e hapsirës. Vetëm ndërtimi i stadiumit, i cili sipas projektit do të funksionojë në vitin 2031, kap vlerën e rreth 700 milionë eurove.