Infrastruktura e xhudos po përmirësohet në gjithë vendin. Ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku ka njoftuar se është shpallur procedura për ndërtimin e doxhove në Mitrovicë, Gjilan dhe Ferizaj.
Këto investime të rëndësishme, sipac Çekut, janë pjesë e programit shtetëror “Kosova shtet i xhudos”, përcjellë KosovaPress.
Ndërtimi i doxhove (palestrave të xhudos) në shtatë qendrat kryesore urbane të Kosovës është një nga synimet kryesore të programit.