Specialja deklarohet për vizitën e Thaçit në Kosovë

Specialja deklarohet për vizitën e Thaçit në Kosovë

Gjykata Speciale në Hagë konfirmoi për KosovaPress se e kanë lejuar vizitën e Hasim Thaçit në Kosovë “për arsye humanitare” që i njëjti të vizitoi babain e tij që ndodhet në spital.

“Po, mund ta konfirmoj. Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babain e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, tha një zëdhënës i gjykatës.

Thaçi ka mbërritur të enjten në Kosovë pas disa kërkesave të refuzuara nga Specialja, për të vizituar babain e tij që po përballet me probleme shëndetësore.


Ekipi i KosovaPress-it në teren raporton për forca të shumta të sigurisë pranë Klinikës Interne në QKUK.

Hashim Thaçi po përballet me një proces të tejzgjatur gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ai ndodhet në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

Lexo edhe: https://kosovapress.com/hashim-thaci-ne-kosove

Lexo edhe

Video