Sot pritet të shqyrtohet në komision, projektligji mbi ndarjet buxhetore për vitin 2025

Sot pritet të shqyrtohet në komision, projektligji mbi ndarjet buxhetore për vitin 2025

Komisioni për Buxhet Punë dhe Transfere pritet që sot ta shqyrtoj në parim i Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Sipas njoftimit ky komision pritet të filloj në ora 11:00 ku në rend dite ka edhe disa pika të tjera.


Rendi i ditës:

1.    Miratimi i rendit të ditës;
2.    Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura më 2.10.2024 dhe 9.10.2024;
3.    Votimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2023;
4.    Votimi i Raportit vjetor financiar i  KOSTT  SH.A për vitin 2023;
5.    Shqyrtimi i Raportit me amendamente i komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim për Projektligjin nr. 08/L-305 për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror;
6.    Shqyrtimi i Raportit me amendamente i komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit për Projektligjin nr. 08/L-291 për Gjykatën Administrative;
7.    Shqyrtimi në parim i Projektligji nr.08/L-328 për shërbimet e pagesave;
8.    Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.08/L-332 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025;
9.    Shqyrtimi i propozimeve të Komisionit për përzgjedhjen e dy (2) anëtarëve të Bordit drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale;
10.    Të ndryshme.

Lexo edhe

Video