Do të zhvillohen sot katër ndeshjet kthyese të fazës së playoff-it të Ligës së Kampionëve nga ku edhe do të mësohen katër skuadrat që i bashkohen fazës 1/16 të kësaj gare.
Milani e pret në “San Siro” Feynoordin me qëllimin për ta përmbysur humbjen 1-0 nga ndeshja e parë dhe kalimin tutje, raporton KosovaPress.
Bayerni nga ana tjetër e pret Celtikc-un në një sfidë që duket më e lehtë pas triumfit 2-1 si mysafir në ballafaqimin e parë.
Në dy ndeshjet tjera luftojnë Atalantë kundër Club Brugge dhe Benfika kundër Monakos.