Sot mbahet tryezë për dialogun ndërfetar

Sot mbahet tryezë për dialogun ndërfetar

Fondacioni “Drita” do të organizojë sot një tryezë dialogu ndërfetar, sipas modalitetit shqiptar, në Qendrën “BogdaniPolis” që ndodhet në Katedrale.

“Jemi mikpritës të kësaj konference të veçantë, ku do të marrin pjesë panelistë nga Vatikani, Gjermania, Shqipëria dhe Kosova. Por ajo që është më e rëndësishme është një panel dialogu ndërmjet liderëve të bashkësive fetare të Kosovës,” njofton Ipeshkvia, raporton KosovaPress.


Ngjarja do të hapet në orën 10:30, ndërsa në orën 16:30 do të zhvillohet paneli i liderëve fetarë dhe nënshkrimi i rezolutës nga ana e tyre.

Në fjalimet përshëndetëse do të marrin pjesë: Mons. Zef Gashi, president i Fondacionit Drita, presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani Sadriu, kryeministri Albin Kurti, kryetari i Komunës së Prishtinës Perparim Rama dhe Nunci Apostolik i Vatikanit Jean Marie Speich.

Po ashtu, do të mbahet një panel dialogu, një shkëmbim idesh dhe qëndrimesh mes liderëve fetarë, ku do të flasin Naim Tërnava, kryemyfti i Bashkësisë Islame në Kosovë, Imzot Dodë Gjergji, përfaqësues i Kishës Katolike, Driton Krasniqi, përfaqësues i Kishës Protestante Ungjillore, dhe Hysen Hyseni, përfaqësues i Komunitetit Hebre.

Lexo edhe

Video