Shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll do të tërhiqet sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, me fillim nga ora13:00, njofton KosovaPress.
Shorti do të tërhiqet në selinë e FFK-së në praninë e Komisionit të Garave dhe të përfaqësuesve të klubeve. Në këtë fazë të garave janë kualifikuar Drita, Prishtina, Drenica dhe Llapi, derisa ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, shkruan KosovaPress.