Heroi i Kosovës Fahri Fazliu sot më 24 shkurt do t’i mbushte 62 vjet.
Fahri Fazliu i takon plejadës së luftëtarëve që luftën e bënë me pendë e pushkë.
Ai ra në luftë të pabarabartë me forcat serbe, më 2 nëntor 1989, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Aty së bashku me Afrim Zhitinë qëndruan heroikisht duke sinjalizuar se liria pa gjak nuk vjen. Ranë si trimat duke kënduar.
Duke e përkujtuar heroin e Kosovës, shokët e idealit dhe familja Fazliu, kanë shkruar se Fahriu ishte një uraganit i bashkimit të kombit, që mbi të gjitha kishte interesin e përgjithshëm, por edhe uragan që kurrë nuk u nënshtrua përpara vështirësive të kohës.
Fahri Fazliu ishte lindur më 24 shkurt 1963 në Llaushë të Podujevës. /KosovaPress/