Sot bëhet varrimi i viktimave të Koçanit

Sot bëhet varrimi i viktimave të Koçanit

Në Koçan të Maqedonisë së Veriut në një hapësirë të veçantë pranë varrezave të qytetit janë hapur varre masive për viktimat nga tragjedia e 16 marsit.

Varrimi i 59 viktimave të kësaj tragjedie do të bëhet sot.

“Varrimi do të bëhet të enjten, por kohën e saktë do ta cakton Kisha Ortodokse Maqedonase sepse edhe kryesia e kishës do të merr pjesë në varrim. Do të caktohen në mënyrë plotësuese koha e saktë dhe procedurat tjera sepse do të kemi varrime edhe nëpër qytete tjera”, ka thënë Stojançe Angellov, Drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza, raporton AlsatM.

Në ceremoninë e varrimit pritet të marrin pjesë qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve, përcjell KosovaPress.


Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka urdhëruar institucionet shtetërore dhe ka rekomanduar që pushteti lokal dhe kompanitë private nga Koçani t’i lirojnë punëtorët e tyre sot nga detyrimet e punës.

Ky është një nga konkluzionet e arritura në seancën e mbrëmshme të qeverisë, bëri të ditur mbrëmë zëdhënësja Marija Miteva, përcjell KosovaPress.

“Detyrohen institucionet shtetërore dhe rekomandohet që pushteti vendor dhe punëdhënësit e sektorit privat të lirojnë të gjithë punonjësit në zonën e Koçanit nga detyrat e punës dhe të punës, si dhe institucionet shëndetësore, arsimore dhe të kujdesit për fëmijët, domethënë kopshtet, të organizojnë ofrimin e shërbimeve sipas nevojave Zjarrfikësja është e obliguar të ndërmarrë masa dhe aktivitete sipas kompetencave të veta”, tha Miteva.

Më 16 mars, ka ndodhur incidenti tragjik rreth orës 3 të mëngjesit, kur një shpërthim zjarri ka përfshirë diskotekën Pulse, pas përdorimit të mjeteve piroteknike.

Lexo edhe

Video