Sony prezanton pasardhësin e ‘mbretit të televizorëve’

Sony prezanton pasardhësin e ‘mbretit të televizorëve’

Kompania japoneze Sony ka një zëvendësim për televizorin e tij aktual QD-OLED, A95L i pranuar jashtëzakonisht mirë.

Ky është modeli që u kurorëzua “Mbreti i televizorëve” në Shootout të TV Value Electronics vitin e kaluar, raporton KosovaPress.

Modeli i ri quhet Bravia 8 II dhe Sony pretendon se ka 125 për qind shkëlqimin maksimal të A95L dhe 150 për qind të Bravia 8 të vitit 2024, i cili do të mbetet në shitje si një opsion OLED, por jo QD.

Bravia 8 II ka dizajn të ngjashëm me A95L dhe Sony thotë se do të jetë më i lirë – megjithëse  çmimi do të dihet më vonë në pranverë.


Yosuke Nakano, nga departamenti i planifikimit të produkteve të kompanisë, tha se Bravia 8 II ka “riprodhimin më besnik të pamjes së monitorit profesional të çdo televizori në industri”.

Sony ka prezantuar edhe televizorin tjetër Bravia 5 duke sjellë dritën e pasme Mini LED në rangun e mesëm, por që e zëvendëson X90L, i cili përdor zbehjen lokale me grup të plotë në vend të Mini LED, dhe rrjedhimisht Sony thotë se Bravia 5 ka deri në gjashtë herë më shumë zona zbehjeje.

Kjo linjë vjen në madhësi nga 55 në 98 inç, pjesa e sipërme e së cilës është më e madhe se çdo OLED Sony dhe posedon funksionin e reduktimit të zhurmës me inteligjencë artificiale në kohë reale.

Kompania japoneze prezantoi gjithashtu një televizor të ri të nivelit fillestar për SHBA, i quajtur Bravia 2 II, një televizor mjaft standard LED në madhësi nga 43 në 77 inç.

Sony po ashtu ka shtuar në gamën e tij Bravia Projector 7 të ri, duke iu bashkuar modeleve 8 dhe 9 të nivelit më të lartë. Po ashtu, çmimet e këtyre pajisjeve nuk janë zbuluar dhe se ato do të dihen më vonë në pranverë.

Lexo edhe

Video