Slloveni, kaplohet nga zjarri një fabrikë

Slloveni, kaplohet nga zjarri një fabrikë

Një zjarr ka rënë në afërsi të Mariborit në orët e mbrëmjes dhe në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit.

Departamenti i Zjarrfikësve të Mariborit konfirmoi për N1 Sllovenia se një fabrikë e përpunimit të plastikës është kapluar nga flakët.


“Zjarri ka shpërthyer në një sallë ku ruheshin produkte plastike dhe u përhap në një sipërfaqe prej 9600 metrash katrorë”, tha komandanti i zjarrfikësve Primozh Osojnik.

150 zjarrfikës janë duke luftuar me flakët duke përfshirë zjarrfikës të Mariborit dhe zjarrfikës nga 18 reparte zjarrfikëse përreth.  Osojnik shtoi se zjarri tashmë është lokalizuar.

Policia e Mariborit se nuk ka persona të lënduar nga zjarri. Sipas vlerësimit të parë, jozyrtar të policisë dëmi material arrin disa miliona euro.

Lexo edhe

Video