Ngatërresat e tregut në aksin Milan-Bologna nuk kanë të bëjnë vetëm me lojtarët rossoblu të synuar nga Interi. Sipas “Il Resto del Carlino”, në fakt, bolonezët po shikojnë me vëmendje të veçantë edhe një element të skuadrës së Simone Inzaghit: Kristjan Asllani, i cili në vizionin e rossoblu do të përfaqësonte zëvendësuesin perfekt për Remo Freuler.
Situata gjithmonë është e lidhur me Davide Frattesi i cili po lidhet me nja kalim te Roma, megjithatë, për momentin ai ka mbyllur largimin e tij të mundshëm, përcjellë KosovaPress.
Përtej merkatos, reprezentuesi shqiptar pritet që edhe sonte të luaj startues për Interin kundër Bolonjës në mungesë të Hakan Calhanoglut i cili është i lënduar.