Skuadra e Xhakës barazon me Bochumin e fundit në tabelë

Skuadra e Xhakës barazon me Bochumin e fundit në tabelë

Bayer Leverkusen i Granit Xhakës ka marrë vetëm një pikë në ndeshjen si mysafir ndaj Bochum, skuadra më e dobët aktuale në Bundesligë e renditur në fund të tabelës, me vetëm dy pikë të fituara nga 10 ndeshje të deritanishme.

Farmaceutikët, të cilët aktualisht renditen në pozitën e katërt me 17 pikë, ishin favoritë në stadiumin “Vonovia”, por humbën fitoren në minutat e fundit.


Bashkëlojtarët e Xhakës nisën mbarë takimin duke arritur epërsinë në pjesën e parë përmes Patrick Schick, pas asistimit të Florian Wirtz në minutën e 18-të.

Por, kjo ishte e tëra që Bayer arriti të bëjë, pasi një minutë para përfundimit të ndeshjes skuadra vendëse shënoi përmes Koji Myoshi – barazimi ky i dytë për Bochum që po përjeton krizë në edicionin e ri të garave në Bundesligë, të cilës i prin Bayern Munih me 26 pikë.

Lexo edhe

Video