Skiatorja Lara Colturi renditet e 8-ta në Kupën e Botës

Skiatorja Lara Colturi renditet e 8-ta në Kupën e Botës

Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi ka mbyllur një sezon fantastik në Kupën e Botës 2024-2025 me 3 podiume.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) bëri të ditur se Colturi u rendit mes 10 më të mirave në të dyja disiplinat teknike dhe në klasifikimin e përmbledhës u rendit në vendin e 8-të, raporton ATSH, përcjell Kosovapress.


Përgjatë gjithë sezonit, skiatorja më e re në Kupën e Botës bëri paraqitje impresionuese, duke lënë gjurmë me zbritjet e saj, ndërsa ka bërë që të valvitet flamuri shqiptar për herë të parë në pistat më të rëndësishme botërore të skive, thekson KOKSH.

Lexo edhe

Video