S’kalojnë amendamentet e PDK-së: Përplasje e ashpër Shoshi-Bogujevci, bashkëngjitet Musliu

Të gjitha amendamentet e propozuara nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës për projekt-buxhetin 2025 nuk kanë marrë mbështetje nga mazhoranca në seancën e sotme të Kuvendit, ku po shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për buxhetin.

Përkundër që në fillim të seancës u larguan nga salla plenare, në momentin e shqyrtimit të amendamenteve u rikthyen Ariana Musliu-Shoshi, Ganimete Musliu dhe Mërgim Lushtaku, të cilët propozuan amendamente për investime kapitale në komuna të ndryshme, por që nuk u votuan nga deputetët e koalicionit qeverisës.

Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi tha se është e turpshme që deputetët e mazhorancës nuk votojnë gjërat esenciale për qytetarët e Kosovës.


Ndaj deputetes Musliu-Shoshi reagoi Saranda Bogujevci nga LVV-ja, duke akuzuar opozitën se po ofrojnë “amendamente sa për të bërë zhurmë” dhe jo për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve.  

Pas mospërkrahjes së amendamenteve të saj për buxhetin e vitit 2025, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu akuzoi pushtetin për shpërfillje të nevojave të qytetarëve duke thënë se deputetët e pozitës “janë shndërruar në robotë sa për të ngritur e ulur dorën.”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kërkoi të ndalen ofendimet ndërmjet deputetëve të pranishëm.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Lexo edhe

Video