S’ka përditësim, këto janë rezultatet deri më tash nga votimet në përfaqësi diplomatike

S’ka përditësim, këto janë rezultatet deri më tash nga votimet në përfaqësi diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk i ka përditësuar të dhënat në platformën elektronike, sa i përket votimeve në përfaqësi diplomatike.

Të dhënat e fundit janë ato të enjten më 27 shkurt, në orën 18:56, sipas së cilave, janë procesuar 67.44 për qind e vendvotimeve.

Sipas rezultateve që janë publikuar deri më tash, Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me Guxo dhe Alternativa, ka marrë 81.97 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 7.5 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës 6.14 për qind dhe koalicioni AAK-Nisma 1.5 për qind të votave.


Nga KQZ thanë të enjten se numërimi do të përfundojë më 27 shkurt dhe atë do ta pasojë numërimi i votave të mërgatës që kanë votuar përmes postës.

Numërimi ka filluar të mërkurën në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Prishtinë, për 30 përfaqësi diplomatike me gjithsej 43 vendvotime.

Ky proces i votimit u zhvillua më 8 shkurt 2025 dhe morën pjesë 15 mijë e 352 votues, apo 75.57 për qind e numrit që ishin regjistruar si votues./KosovaPress

Lexo edhe: https://kosovapress.com/procesohen-rreth-70-per-qind-e-vendvotimeve-ne-perfaqesi-diplomatike

Lexo edhe

Video