Xhiro e 18 e Superligës së Kosovës në futboll është hapur sot me ndeshjen ndërmjet Llapit dhe Dukagjinit e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Kjo ndeshje është mbyllur me barazim pa gola (0-0), edhe pse të dy ekipet kishin nevojë jetime për fitore për t’i ikur zonës fundore të tabelës, raporton KosovaPress.
Pas këtij barazimi, Dukagjini pozicionohet në vendin e shtatë me 21 pikë, kurse Llapi është një pozitë më poshtë me 18 pikë.
Nesër në program janë edhe dy ndeshje të tjera të kësaj xhiro ku ballafaqohen Ferizaj-Gjilani dhe Prishtina-Malisheva.