Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministrat e kabinetit qeveritar, të cilët kanë fituar mandatin për deputetë në legjislaturën e nëntë kanë vendosur të mos japin dorëheqje nga postet e tyre në ekzekutiv, përkundër që në pikën 1 të nenit 26 të Ligjit për Qeverinë thuhet se “në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit, ai duhet të jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve”.
Përkitazi me këtë, edhe në bazë të pikës 2 të nenit 70 të Kushtetutës së Kosovës, theksohet se mandati i deputetit fillon ditën e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Mirëpo pas certifikimit të sotëm të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit nga KQZ-ja, kryeministri në detyrë Albin Kurti, anashkaloi këtë nen, derisa tha se qeveria ka kaluar në detyrë dhe se s’ka nevojë për akt formal të dorëheqjes.
Në lidhje me këtë situatë dhe mundësitë që Kurti bashkë me kabinetin qeveritar të mbajnë dy poste paralelisht dhe se a është kjo shkelje ligjore, KosovaPress ka komunikuar me njohësin e Kushtetutës, profesorin universitar, Mazllum Baraliu.
Ai tha se në Ligjin për Qeverinë si dhe Kushtetutën kur flitet për mandatin e deputetit ka zgjidhje të dyfishta, por sipas tij, vendimi që anëtarët e qeverisë që janë zgjedhur deputet të mos japin dorëheqje nuk është e kundërligjshme.
Ai tha se qeveria tanimë është me përgjegjësi të kufizuara dhe detyra teknike. Sipas tij, konflikti i interesit nuk ekziston ende, pasi përkundër që rezultatet e zgjedhjeve u certifikuan, mandati i deputetit, rrjedhimisht edhe paga e tyre fillon në momentin e betimit dhe verifikimit të mandateve.
Të ndarë në dysh për këtë çështje kanë qenë edhe në shoqërinë civile, ku janë ngritur dilema të mëdha janë ngritur se kur duhet të japin dorëheqje kryeministri dhe ministrat, të cilët janë zgjedhur deputetë të Kuvendit të Kosovës, në momentin e certifikimit të rezultateve apo në momentin e betimit si deputet në Kuvend.
Përveç zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi dhe ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, të cilët nuk kanë qenë në listën për kandidatë për deputetë të partisë në pushtet – Lëvizjes Vetëvendosje, të gjithë anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar kanë fituar ulëse në legjislaturën e nëntë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
/KosovaPress/
Marketing

Mos e humbisni PowerToHR 3 – eventi që…
- March 27, 2025

Al Trade Market zgjeron praninë në tregun e…
- March 24, 2025

Revolucioni i pijes energjike – GO+ Mystery fiton…
- March 14, 2025
Lexo edhe
Video

Automjeti më i fundit luftarak rus – kamion…
- March 30, 2025

Rrëzohet raketa e parë orbitale evropiane
- March 30, 2025

Treni del nga binarët, një i vdekur në…
- March 30, 2025