Sirianët heqin me çekan emrin e babait të Assadit nga xhamia në Damask

Sirianët heqin me çekan emrin e babait të Assadit nga xhamia në Damask

Besimtarët sot në Xhaminë Umajad në Damask përdorën çekan për të hequr emrin e Hafez al-Assad, babai i liderit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad, nga pllaka e mermerit.

Duke festuar rënien e regjimit, turma hoqi emrin e gdhendur të Hafez al-Assad nga një pllakë mermeri në murin e jashtëm të xhamisë.

Përveç pjesëve nga Kurani, në mbishkrimin e hequr shkruhej “Kjo xhami u rindërtua gjatë kohës së presidentit besnik Hafez al-Assad”.


Sirianët në të gjithë vendin po heqin statujat dhe simbolet e ish-regjimit, i cili u përmbys më 8 dhjetor, pas 61 vjetësh sundim.

Siria kishte qenë në luftë civile qe nga viti 2011 dhe përleshjet midis forcave të Assadit dhe atyre opozitare u intensifikuan serish më 27 nëntor.

Avancimi i forcave kundër regjimit u kurorëzua me hyrjen në Damask më 7 dhjetor, e cila çoi në rënien e Bashar al-Assad, i cili iku  duke marrë azil në Rusi.

Siria aktualisht ka një administratë të përkohshme me Mohammed al-Bashir kryeministër deri në mars 2025. Një numër vendesh kanë dërguar sërish delegacione diplomatike në Damask, duke përfshirë Turqinë, ambasada e së cilës u rihap më 14 dhjetor.

Lexo edhe

Video