Si ndikon teknologjia tek fëmijët, bëhen me dije rreziqet dhe përfitimet

Teknologjia është bërë një pjesë e pandashme e jetës së përditshme dhe nga kjo nuk përjashtohen as fëmijët. Njohës të fushës potencojnë se ndikimi i teknologjisë tek fëmijët është i madh, ndërsa përdorimi i saj po fillon qysh në fazat e hershme të zhvillimit të tyre.

Nga kjo fazë e hershme e përdorimit të teknologjisë, mos-kontrollimi mund të sjellë pasoja negative në shumë aspekte tjera.

Kristina Halilaj, psikologe për fëmijë, thotë për KosovaPress, se edhe pse teknologjia ka elemente pozitive, megjithatë ekspozimi i tepërt ndaj saj tek mosha 0 deri në 5 vjeç mund të ngadalësojë zhvillimin kognitiv të fëmijëve. Ajo thotë se fëmijët që përdorin shumë teknologjinë kanë më pak aftësi sociale, janë më të dobët emocionalisht dhe kanë vonesa në të folur. Sipas saj edhe pse teknologjia është një trend i pashmangshëm, ndikimi i saj negativ duhet të merret parasysh.

Ndërsa sociologia Dhurata Prokshi, thotë për KosovaPress, se teknologjia mund të ketë ndikime pozitive tek moshat e reja, por megjithatë kur përdoret pa kontroll dhe pa mbikëqyrjen e prindërve rreziku për efekte negative rritet ndjeshëm. Ajo thotë se përdorimi i gjatë i pajisjeve digjitale dhe përmbajtjet e papërshtatshme për moshën e fëmijëve mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e tyre.


Ndërsa qytetari Fatgzim Latifi, thotë se përdorimi i teknologjisë nga fëmijët duhet me qenë me orar dhe i kontrolluar nga prindi. Tutje Latifi theksoi se përdorimi i tepërt mund të ketë ndikime negative në pjesën emocionale por edhe në aspektin shëndetësor.

Një tjetër qytetare Kaltrina Hasani, thotë se nëse fëmijët kontrollohen në përdorimin e teknologjisë, ka edhe gjera shumë të bukura që mund të përfitojnë fëmijët nga përdorimi i saj. Hasani merr shembull vajzën e saj që nga teknologjia ka arritur që ta mësoj gjuhën angleze.

Në këtë periudhë kohore thuhet se teknologjia ka ndikim të madh në zhvillimin e hershëm të fëmijëve, duke ofruar si përfitime ashtu edhe sfida me të cilat do të përballen në të ardhmen.

Derisa përdorimi i pakontrolluar dhe i tepërt është thënë se mund të ketë pasoja negative në shumë aspekte tjera si në zhvillimin emocional, kognitiv dhe social të tyre.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Lexo edhe

Video