Si do të përfaqësohen minoritetet në Kuvendin e Kosovës?

Përfaqësimi i komuniteteve në Kuvendin e Kosovës bëhet në kuadër të ulëseve të garantuara, 20 sosh. Komuniteti me më së shumti deputetë është ai serb me 10 mandate. Në organin më të lartë legjislativ, komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian ka të garantuara nga një ulëse dhe një (1) vend shtesë i jepet njërit nga këto tri komunitete që ka numrin më të madh të votave të përgjithshme.  Ndërkaq, komuniteti boshnjak ka të garantuara tri ulëse, ai turk dy ulëse dhe komuniteti goran një ulëse.

Ndarja e ulëseve në Kuvendin e Kosovës parashihet sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, gjegjësisht sipas nenit 111.1.

*10 ulëse janë të garantuara për komunitetin serb, tri ulëse për komunitetin boshnjak, dy ulëse për komunitetin turk, dhe nga një ulëse për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.
Shënim: Një vend shtesë i jepet komunitetit rom, ashkali apo egjiptian që ka numrin më të madh të votave të përgjithshme.

Në rezultatet e deritanishme të Lista Serbe me mbi 38 mijë vota ka siguruar nëntë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Pas saj radhiten partitë e komunitetit egjiptian, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës me mbi 4 mijë vota dhe Partia Liberale Egjiptiane me mbi 2400 vota, ku janë siguruar dy mandate.

Komuniteti Boshnjak ka siguruar tri ulëse, ku “Nova Demokratska Stranka” ka marrë 3599 vota,  “Koalicija Vakat” 3255 vota dhe “Socijaldemokratska Unija” është votuar nga 2531 qytetarë.


Dy ulëse ka siguruar “Kosova Demokratik Türk Partisi” nga komuniteti turk, e cila ka grumbulluar 4699 vota.

Komuniteti rom do të përfaqësohet nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, e cila ka 1261 vota. 

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Partia e Ashkalinjëve për Integrim ka siguruar një mandat me 1821 vota, ndërkaq “Jedinstvena Goranska Partija” ka një mandat me 1673 vota.

Përfaqësimi i komuniteteve në parlament, siç shton Bugaqku, është e përcaktuar me Kushtetutën e Kosovës.

Kuvendi ka 120 deputetë, ku 20 prej tyre janë të garantuara për përfaqësim të komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

Lexo edhe

Video