Shuplaka legjendare, Will Smith tregon arsyet e kthimit të Oscar

Shuplaka legjendare, Will Smith tregon arsyet e kthimit të Oscar

Will Smith ka vendosur të flasë direkt për shuplakën tashmë legjendare në ndarjen e çmimeve Oscar dhe të gjitha pasojat që pasuan në albumin e tij të ri.

“Based on a True Story”, projekti i tij i parë solo në 20 vjet, u publikua sot dhe menjëherë fillon të trajtojë reagimet për incidentin me Chris Rock, transmeton KosovaPress.

Albumi nis me këngën Int. Barbershop – Day, me DJ Jazzy Jeff dhe B. Simone. Rreshti i parë është: “Will Smith është anuluar”. Ka zëra në sfond, me rreshta si: “Çfarë mendon Will Smith, kush është ai?” dhe “Kurrë nuk do ta fal atë që ka bërë”.

Më pas kënga fokusohet në vetë shuplakën: “Dëgjova se po bënte keq / Dëgjova se fitoi një Oscar, por ai duhej ta kthente / Dhe ju e dini që e urdhëruan ta bënte atë vetëm sepse ishte zezak”.


Është e rëndësishme të theksohet për kontekstin – Smith nuk duhej të kthente Oscar.  Akademia e ndaloi për dhjetë vjet pjesëmarrjen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, por ai e mbajti çmimin.

“Më mirë të mos flasësh për gruan e tij”

Kënga gjithashtu i referohet reagimit të tij të zjarrtë në mbrojtje të Jada Pinkett Smith: “Do të doje të kishe Jada Pinkett në krah / Ai dhe Jada janë të dy të çmendur – vajzë, për çfarë po flisni / Më mirë mos e përmendni gruan e tij.”

Smith nuk ndalet vetëm në një këngë. Në këngën You Lookin’ for Me? ai këndon për rikthimin e tij: “Ishte e vështirë, por unë jam kthyer në krye / Do të duhet të mësohesh me të / Unë nuk do të ndalem, ajo që bëj është ende e ndezur / Edhe nëse nuk më nominojnë”.

Kujtojmë, kanë kaluar tri vjet nga shuplaka që bëri xhiron e botës, por është e qartë se Smith ka ende shumë në mendje dhe ka shumë për të thënë.

Lexo edhe

Video