Shumë bonuse për lojtarët e Interit nëse fitojnë tripletën

Shumë bonuse për lojtarët e Interit nëse fitojnë tripletën

Trajneri i Interit Simone Inzaghi do të marrë një bonus prej 1 milion euro nëse Interi fiton titullin e Serie A këtë sezon, ndërsa skuadra do të ndajë 6 milion euro nëse fiton tripletën, transmeton KosovaPress.

Kampioni në fuqi i Serie A, Interi është i vetmi klub italian që është ende i përfshirë në tre gara këtë sezon. Ata janë liderët e ligës me tri pikë epërsi ndaj Napolit të vendit të dytë dhe janë kualifikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë dhe çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, shkruan KosovaPress.

Sipas “Gazzetta”, kontrata e Inzaghit me Interin përfshin një bonus prej 1 milion eurosh që do të fitohet nëse “Nerazzurrët” fitojnë sërish titullin e Serie A në sezonin 2024-2025.


Verën e kaluar, Inzaghi nënshkroi një kontratë me 6.5 euro në vit deri në vitin 2026, dhe klubi aktualisht është në bisedime për një zgjatje të mëtejshme deri në vitin 2028. Presidenti i Interit, Beppe Marotta së fundmi e përshkroi zgjatjen e ardhshme të kontratës së Inzaghit si një ‘formalitet’.

Natyrisht, Inzaghi nuk do të jetë i vetmi në Inter që merr bonuse nëse “Nerazzurrët” ngrenë më shumë trofe këtë sezon.

Sipas “Gazzetta”, çmimi që do të ndahet nga ekipi nëse fiton të gjitha garat këtë sezon do të jetë 6 milionë euro.

Lexo edhe

Video