Shtrenjtohen banesat në Shkodër, nga 800 euro metri katror arrin mbi 1200 euro

Shtrenjtohen banesat në Shkodër, nga 800 euro metri katror arrin mbi 1200 euro

Të blesh një pronë sot në Shkodër të Shqipërisë është shumë më e vështirë sesa një vit më parë. Kjo për shkak të rritjes së konsiderueshme të çmimeve. Nëse tre vite më parë një banesë e vjetër kushtonte nga 800-900 euro metri katror, tashmë një ndërtim i ri kushton mbi 1200 euro.

Një ndër arsyet është se rritja vjen si pasojë e mungesës së lejeve të ndërtimit.

“Mungesa e lejeve të ndërtimit është ndër arsyet kryesoret se ka shumë kërkesa”, u shpreh Kevin Berohiti, Agjent Imobiliar, transmeton RTSh.


Këtë vit çmimet priten sërish të rriten, deri në vlerën 1500 euro metri katror i ndërtimeve të reja, thotë agjenti imobiliar Kevin Berohiti.

“Ndërtimet e vitit 2025 pritet të dalin me 1500 euro metri katror ndryshe nga viti i kaluar që ishte me 1200 euro metri katror”, tha ai.

Kërkesa më e lartë për blerje sipas të dhënave në Agjencitë Imobiliare në Shkodër është kryesisht nga emigrantët në Europë që duan të investojnë pasuritë e tyre në prona në vendlindje.

Lexo edhe

Video