Dy persona janë arrestuar dje pasdite në Klinë, pasi që të njëjtit dyshohet se kryejnë shitblerjen e narkotikëve.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 50 gram, ndërsa te i dyshuari tjetër është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 0.4 gram.
“Në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 42.9 gram, një peshore elektronike një telefon mobil si dhe një grinder. Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.