Shtetasi turk me 150 mijë euro botoks, arrestohet në Prishtinë

Shtetasi turk me 150 mijë euro botoks, arrestohet në Prishtinë

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas sigurimit të provave ka ndaluar një të dyshuar mashkull shtetas turk, te i cili kanë gjetur një sasi të materialit që përdoret në mjekësi (botoks).


Sipas policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur edhe një sasi tjetër e materialit të njëjtë që është sekuestruar nga Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë, raporton KosovaPress.

Vlera totale e materialit të sekuestruar sipas çmimit në treg sillet rreth 150 000 euro. Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari janë sekuestruar edhe 11 160€ para kesh. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video