Një drejtues i automjetit, më të vërejtur se njësia policore e ka pikasur dhe kishte qëllim ta ndalonte, ka shtuar shpejtësinë dhe ka tentuar të ik. Në një largësi nga aty, ka braktisur veturën dhe ka ikur në këmbë.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në fshatin Përlepnicë të Gjilanit, ku në afërsi të veturës janë takuar dy persona meshkuj të cilët ishin pa dokumente. Gjatë bisedës me ta, të njëjtit kanë deklaruar se janë shtetas të Shrilankës dhe kanë hyrë me atë veturë nga Serbia në Republikën e Kosovës, raporton KosovaPress.
Gjatë verifikimit të veturës përmes ka rezultuar se i përket një personi mashkull i Serbisë. Në konsultim me prokurorin vetura është sekuestruar, ndërsa për shtetasit e huaj është njoftuar Njësia për Migrim të cilëve u është lëshuar vendim për qëndrim dy-javor në Republikën e Kosovës e më pas lirohen.
Rasti në hetime.
/KosovaPress/