Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të jashtëzakonshme që do të mbahet pasdite në ora 16:00 do të shpallë 7 ditë zie për shkak të tragjedisë në Koçan, transmeton TV21.
Gjithashtu do të merret vendim për një inspektim të menjëhershëm dhe të jashtëzakonshëm në të gjitha lokalet e natës, diskotekat dhe restorantet që organizojnë festa, transmeton KosovaPress.
Përndryshe, si pasojë e zjarrit që përfshiu diskotekën në Koçan, kanë vdekur 59 persona dhe 155 të tjerë janë lënduar. Ndërkohë, janë arrestuar katër persona.