Skuadra Olimpike Speciale e Shqipërisë ka shkëlqyer me paraqitjen e sportistëve me aftësi të veçanta, duke siguruar dy medalje ari.
Në debutimin e saj në Torino të Italisë, Elizon Kacanja u stolis me medalje të artë në Ski Alpine, sikurse edhe Stela Salla në Cross Country Skiing.
Një medalje argjendi fitoi Elizon Kacanja në sllallomin e madh dhe dy medalje bronzi i siguruan Joanis Myrtollaris në Ski Alpine dhe Joel Gërmenji në Snowshoeing (50 metra)
Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar sportistët shqiptarë për suksesin e madh duke i quajtur medaljet e fituara si fantastike, raporton KosovaPress.