Shqipëria i afrohet Anglisë pas fitores ndaj Andorrës

Shqipëria i afrohet Anglisë pas fitores ndaj Andorrës

Kombëtarja e Shqipërisë ka shijuar fitoren e parë në kualifikimet për Botërorin 2026 dhe është ngjitur në vendin e dytë të grupit K, transmeton KosovaPress.


Kuqezinjtë sonte në “Air Albania” u treguan në çdo aspekt më të mirë se kundërshtari Andorra duke fituar 3:0, me golat e Rej Manajt në minutat 9 e 19, pas asistimeve të Kristijan Asllanit dhe Armand Brojës, si dhe Myrtur Uzunit në minutën e dytë të kohës shtesë të ndeshjes, pas asistimit të Hoxhës.

Në ndeshjen tjetër të grupit Anglia mposhti Letoninë me rezultatin 3:0 dhe  vazhdon të mbajë vendin e parë me 6 pikë.

Lexo edhe

Video