Ndihmësja kryesore në Shoqatën ‘Zëri i prindërve’, Gjyle Haziri, ka bërë një deklaratë emocionuese pas varrimit të Bajram Qerkinit sot në Mitrovicë.
Ajo ka thënë për KosovaPress se të ndjerin e kishte ‘djegur’ malli për Reshatin, djalin e tij të zhdukur, të cilin nuk arriti ta gjejë as pas 26 vitesh.
Sipas saj, baca Bajram kur kërkonte numra të telefonit të njerëzve ose përmendte emra tjerë, shpesh thoshte Reshat.
“Unë e kujtoj si njeri punëtor, njeri shumë i palodhur. Ka bërë shumë për të pagjeturit, kurrë s’është ndalur që 26 vite…Shpesh habitej, kur thërriste në emër, Reshat thoshte… ose kur kërkonte numra të telefonave, ama numrin e Reshatit thoshte… Kismet kam me vazhdu punën, sepse ma ka lënë amanet me shkrim. Më ka besuar shumë, kemi punuar shumë”, tha Haziri.
Ndërkaq, Aid Qerkini, nipi i Bajram Qerkinit, u shpreh se me vdekjen e gjyshit të tij, Kosova ka humbur një aset shumë të vlefshëm.
Ai shtoi se gjyshi i tij nuk ka qenë i kënaqur asnjëherë me punën e institucioneve në drejtim të kërkimit të të pagjeturve.
Qerkini potencoi se gjyshi i tij i ka porositur sidomos të rinjtë që ta duan atdheun e tyre, të punojnë më shumë për të dhe mos ta braktisin kurrë.
Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, i cili vdiq një ditë më parë, është varrosur të martën në Mitrovicë.
Për t’i dhënë lamtumirën e fundit, përveç familjarëve, morën pjesë edhe autoritete të ndryshme qendrore e lokale, si dhe qytetarë të shumtë.
Kushtrim Gara, nga Komisioni qeveritar për të pagjeturit, e quajti të ndjerin sinonim i shembullit të forcës shpirtërore, përkushtimit dhe angazhimit.
Lexo edhe:
https://kosovapress.com/varroset-bajram-qerkini-kryetari-i-shoqates-zeri-i-prinderve/
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…