Kryetari I Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha deklaratën e kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Branabiq për mediat në Kosovë e quajtur shpërthim të poshtër dhe racist.
Ai ka shkruar në X, se ishte një shpërthim i poshtër dhe racist i kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Branabiq, duke iu referuar mediave kosovare me “mediat siptarski” nënçmuese, ndërsa sulmon opozitën e tyre.
Ana Brnabiq gjatë ditës ka akuzuar opozitën në Kuvendin e Serbisë, duke e quajtur heronjë të mediave të shqiptarëve.
“Jeni bërë heronj të mediave shqiptare në Kosovë, jeni heronj të Albina Kurtit. Shpresoj te jeni te kenaqur, Albin Kurti është i kënaqur, shpresoj edhe ju, kjo është vetëm një copëz se si po ju festojnë mediat shqiptare. Dhe kjo vetëm flet se kush po lufton për Serbinë dhe kush po lufton kundër”, tha ajo.
Përndryshe, seanca e Kuvendit të Serbisë eskaloi në momentin që pozita insistonte të vazhdonte me pikat e rendit të ditës pa pëlqimin e opozitës. Aty deputetët kanë sulmuar njëri tjetrin, derisa janë hedhur edhe gazlotësjellës e gjëra tjera.