Shpërthimi në veri: Kurti takon komandantin e KFOR-it, mbledh Këshillin e Sigurisë

Shpërthimi në veri: Kurti takon komandantin e KFOR-it, mbledh Këshillin e Sigurisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti bëri të ditur se do të mbledh Këshillin e Sigurisë së Kosovës, pas ngjarjeve në veri të Kosovës.

Një shpërthim i fuqishëm sonte në Varagë të Zubin Potok, ka dëmtuar kanalin e ujit Ibër-Lepenc.


Kurti tha se sulmi në veri të Kosovës është kriminal dhe terrorist dhe vjen nga bandat e orkestruara nga Serbia.

“Do të takoj komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani, dhe do të mbajmë një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë së Republikës së Kosovës”, tha Kurti në një konferencë urgjente për media në kryeministri.

Lexo edhe

Video