Një gjeneral i lartë i Trupave të Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë është vrarë në një shpërthim në Moskë.
Gjenerali Igor Kirillov po largohej nga një ndërtesë herët të martën kur një pajisje e fshehur në një skuter u shpërthye, tha Komiteti Hetues i Rusisë, raporton BBC.
Mësohet se është vrarë edhe ndihmësi i tij. Një hetim është hapur, sipas Komitetit.
Igor Kirillov ishte vendosur në listën e sanksioneve të Britanisë së Madhe në muajin tetor duke thënë se ai kishte mbikëqyrur përdorimin e armëve kimike në Ukrainë dhe kishte përhapur lajme të rreme ruse.
Sanksioni nënkuptonte se çdo pasuri që ai kishte në Mbretëri të Bashkuar do të ngrihej dhe atij iu ndalua hyrja në këtë vend. Ai ishte sanksionuar gjithashtu nga Kanadaja dhe Zelanda e Re.