Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari bëri kërkesë tek institucionet që luftës së UÇK-së t’i jepet vendi meritor. Sipas tij, qeveria duhet të respektojë rrugën e bërjes së lirisë.

Jashari para mediave tha se arsyeja pse nuk kanë bashkëpunuar me Qeverinë e Kosovës për shënimin e Epopesë është se “ky institucion ka njerëz anti-UÇK”.

Arsyeja pse nuk jemi bashkë në shënimin e epopesë së UÇK-së është sepse ne si organizata kemi menduar dhe kemi vepruar që mos t’i fyejmë dëshmorët…Por brenda kësaj qeverie ka njerëz anti-UÇK që e kanë thyer luftën”, tha Jashari, raporton KosovaPress.


Bashkë me OVL-UÇK -në, homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve nga Shkodra.

Përfaqësuesi i kësaj organizate, Zamir Llozani tha se heroizmi i familjes Jashari është i pashembullt.

Ai u shpreh se sakrifica e familjes Jashari është një ngjarje që do t’i bëjë gjithmonë krenar pasardhësit e kombit shqiptar. 

5,6 dhe 7 marsi njihet si Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u vranë 59 anëtarë të familjes Jashari pas rezistencës tri ditore.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Lexo edhe

Video