Ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla, ka publikuar një shkrim mbështetës për Artan Behramin i cili është pjesë e listës së PDK-së për deputetë.
Syla ndër të tjera ka treguar se Behrami është intelektual, diplomat dhe avokues i jashtëzakonshëm i vlerave të UÇK-së.
Postimi i plotë:
Nëse dikush do ta përçonte fjalën time me peshë, temperaturë, fuqi dhe elokuencë në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës, ashtu siç janë bindjet dhe pikëpamjet e mia, ky është
ARTAN BEHRAMI,
intelektual, diplomat dhe avokues i jashtëzakonshëm i vlerave të qeniesisë së Atdheut tonë unik, Republikës së Kosovës, i vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe liderëve të saj historikë, i vlerave gjenerale të krijuara si rezlultat i një shoqërie të etur për liri dhe kulturë shtetndërtuese.
Unë besoj në fuqinë e fjalës.
Me fjalë krijohet bota.
Me fjalë krijohen miqtë dhe aleatët.
Me fjalë krijohen kështjellat e mbrojtjes së Atdheut.
Me fjalë ngrihen ledhet për mbrojtje nga e keqja.
Në Parlamentin e Kosovës Artan Behrami do të jetë zëri im, parlamentar i mirëfilltë, që me urtësinë e fjalës shprehë sharmin e debatit të moderuar, intelektualitetin e mprehtë, mirëkuptimin kolegial dhe shpërfaqjen e fytyrës humane në çdo rast.
Artan Behrami do të jetë zë parlamentar në kushte normale, por edhe zë luftarak, atëherë kur të cenohet qenia kombëtare, shtetësia e Kosovës dhe erozioni gërryes i themeleve të Kosovës së lirë dhe demokratike.
Lista dinjitoze e Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, bëhet edhe më e denjë me profilin e mikut dhe kolegut tim, Artan Behrami, me nr : kandidues 75.
Sukses, Artan!