Shkëmb Manaj: Tubimi i LDK-së në Obiliq filloi me një minutë heshtje për tri jetët e humbura në Jabllanicë

Shkëmb Manaj: Tubimi i LDK-së në Obiliq filloi me një minutë heshtje për tri jetët e humbura në Jabllanicë

Tubimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Obiliq ka filluar me një minutë heshtje shkaku i ndarjes nga jeta të tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës.

Kështu ka njoftuar kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës duke u shprehur ngushëllime familjarëve.


“Sot tubimi ynë në Obiliq filloj me një minutë heshtje si shprehje e ndarjes së dhimbjes me rastin e humbjes në fatkeqësi të jetës se tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës! Zoti e bekoftë shpirtin e tyre të bardhë🙏! Obiliqi me pjesëmarrjen masive dëshmoi se Lidhja Demokratike e Kosovës është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Së bashku po ndërtojmë një moment historik – fitoren e madhe të LDK-së dhe të kryeministrit tonë, Lumir Abdixhiku. Faleminderit nga zemra për përkrahjen tuaj të jashtëzakonshme, për mikpritjen dhe besimin Obiliq!”, ka shkruar Manaj i cili në listën zgjedhore të LDK-së mban numrin 29.

Artikull i sponsorizuar

Lexo edhe

Video