Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Shkëmb Manaj i ka bërë thirrje qytetarëve që të dielën, më 9 shkurt, të votojnë për numrin 29 dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës me kryeministër Lumir Abdixhiku me numër 124.
Ai ka përkujtuar se fushata e LDK-së ka qenë një mundësi e jashtëzakonshme për të qenë së bashku prapë, për të dëgjuar shqetësimet dhe shpresat e qytetarëve, dhe për të ndarë biseda të sinqerta me njerëzit e mrekullueshëm të Kosovës, duke shpalosur programin qeverisës të partisë së Ibrahim Rugovës.
“Mbështetja juaj ka qenë forca jonë e madhe, motivimi që na shtyn përpara! Ri-ngritja e LDK-së po ndodh, ajo tashmë ka marrë formë. Nga qyteti në qytet, nga fshati në fshat, nga lagjja në lagje, nga shtëpia në shtëpi, në secilën derë dhe në secilën dorë të prekur, në secilën fytyrë, kam parë entuziazmin dhe besimin tuaj për një Kosovë që zhvillohet me dinjitet, për një të ardhme më të sigurt e më të begatë”, ka shkruar Manaj në Facebook.
Shkëmb Manaj shpreh besimin se vetëm së bashku mund të sjellin ndryshimin që qytetarët e meritojnë, pasi Kosovës i duhet udhëheqja e LDK-së – shpresës së parë dhe të fundit të Kosovës.
“Unë jam njëri nga ju dhe do të jem me ju e për ju – sot e gjithmonë! Sot, në këtë moment vendimtar, zotohem të përfaqësoj me dinjitet e përkushtim çdo qytetar të Kosovës: mësues e arsimtarë, mjekë e inxhinierë, ekonomistë e juristë, profesionistë të çdo fushe dhe sipërmarrës të suksesshëm. Zotohem për një Kosovë të zhvilluar, me mundësi të barabarta për të gjithë, për një shtet që mbështet rininë dhe fuqizon familjet, për një ekonomi më të fortë dhe institucione që punojnë me ndershmëri. Kosovës i duhet një qeveri rugoviste! Kosovës i duhet një kryeministër rugovist, i duhet Lumir Abdixhiku!
Të dashur miq, ju ftoj të gjithë që nesër më 9 shkurt të bashkohemi për një Kosovë më të mirë! Edhe njëherë kërkoj nga ana juaj mbështetjen tuaj për LDK-në dhe për kandidaturën time, duke votuar numrin 29 në listën fituese të LDK-së! Voto LDK 124 Voto Lumir Abdixhiku 1 Voto Shkëmb Manaj 29 Bashkë për ndryshimin që duam! Bashkë për Republikën tonë! I juaji përherë, Shkëmbi”, përfundon Manaj.
“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”