Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se, janë shitur të gjitha biletat në Mitrovicë, të parapara për klubin e Trepçës.
Për ndeshjen finale, FBK ka ndarë nga 750 bileta për KB Trepça dhe KB Bashkimi, finalistë të ProCredit Kupës së Kosovës.
Gjithashtu në Mitrovicë janë shitur edhe biletat VIP, 72, të parapara për klubin mitrovicas, transmeton KosovaPress.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të mërkurën në Prishtinë me fillim nga ora 19:00.