Policia e Kosovës njofton se dje në shkollën “Fan S Noli” në Podujevë pas një mosmarrëveshje tre të dyshuar të mitur meshkuj, kanë sulmuar fizikisht viktimën e mitur mashkull, raporton KosovaPress.
Sipas policisë viktima ka pësuar lëndime trupore nga mjeti i mprehtë dhe është dërguar në QKUK.
“Podujevë 05.03.3035-10:10. Raportohet se në shkollën “Fan S Noli” pas një mosmarrëveshje tre të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë, kanë sulmuar fizikisht viktimën e mitur mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore nga mjeti i mprehtë dhe është dërguar në QKUK”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, shkruan KosovaPress.
Më tej thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje.