Dita e të dashuruarve ka zbukuruar sot Prishtinën me atmosferën e veçantë. Kjo ditë gjeti qytetarët me dhurata në duar. Të shumtë ishin ata që u panë mëngjesin e kësaj dite me dhurata në sheshe. Ndërsa disa çifte e shënojnë këtë ditë me pushime luksoze, të tjerë zgjedhin gjeste simbolike për të shprehur dashurinë.
Jeton dhe Ylbere Rexhepi kanë vendosur ta festojnë Shën Valentinin në një mënyrë të veçantë. Çifti po qëndron në njërin nga hotelet e kryeqytetit, duke e kthyer këtë ditë në një vikend romantik.
Nga ana tjetër, Naime Krasniqi thotë se dhurata e saj e preferuar janë lulet mimoza, të cilat i japin një ndjenjë të veçantë kësaj feste.
Ferdane Llonqari ndan një tjetër këndvështrim mbi këtë ditë. Me humor shton: “Këtij trëndafili do ia këpusim gjethet bashkë,” duke treguar se dashuria për të është e ndërsjellë dhe plot ngrohtësi.
Ndërkohë, Izet Zhuja, pavarësisht moshës, thotë se e kremton Shën Valentinin me një gjest të thjeshtë.
Sa për Ibadete Shalën, këtë vit Shën Valentini ka qenë më i veçantë dhe më i hershëm. Ajo ka pranuar një unazë nga bashkëshorti, ndërsa për të, surpriza për të shoqin është ende në pritje.
Duket se pavarësisht mënyrave të ndryshme të festimit, një gjë është e sigurt, dashuria dhe gjestet e vogla mbeten gjithmonë thelbi i kësaj dite.
Artikulli i plotë në sistemin me parapagim.