Shefi i NATO-s mbërrin për takim me Osmanin

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka mbërritur për takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai është pritur të martën me ceremoni shtetërore në Presidencë, raporton KosovaPress.


Pas takimit, Rutte dhe Osmani do të mbajnë konferencë për media. Më pas, ai do të pritet në takim edhe nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Vizita e tij në Kosovë vjen pas asaj që shefi i NATO-s e ka zhvilluar në Bosnje e Hercegovinë.

Lexo edhe: https://kosovapress.com/kosova-dhe-nato

Lexo edhe

Video