Shefi i EULEX-it nderon punën e Bajram Qerkinit në kërkimin të të zhdukurve

Shefi i EULEX-it nderon punën e Bajram Qerkinit në kërkimin të të zhdukurve

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano ka reaguar pas vdekjes së Bajram Qerkini, drejtor i Qendrës Burimore të Personave të Zhdukur, duke thënë se nderon punës së tij të pandërprerë në kërkimin e së vërtetës për fatin e të gjithë personave të zhdukur në luftën e Kosovës.

Ai ka rikonfirmuar angazhimin e EULEX për të mbështetur trashëgiminë e tij në mbështetjen e institucioneve në këtë kauzë fisnike.


Qerkini vdiq pas një sëmundje që e mbajti shtrirë që disa muaj. Kështu është bërë me dije nga familja e tij.

Varrimi i tij do të bëhet ditën e martë, më 25 shkurt 2025, në orën 12:00, në varrezat e qytetit në Shipol të Mitrovicës.

Për rreth 25 vite Qerkini është përpjekur për të ditur fatin e djalit të tij dhe të personave të tjerë të pagjetur nga lufta në Kosovë.

Lexo edhe

Video