SHBA kryen sulme ajrore ndaj rebelëve Houthi në Jemen

SHBA kryen sulme ajrore ndaj rebelëve Houthi në Jemen

Mediat e rebelëve pro-iranianë Houthi raportojnë për sulme ajrore amerikane në kryeqytetin Sanaa, Saada dhe Al-Bayda.

Grupi Houthi tha se sulmet ajrore amerikane goditën disa rajone në Jemen të mërkurën mbrëma, raporton AA.


Televizioni Al-Masirah, i lidhur me Houthi, raportoi se avionët luftarakë amerikanë shënjestruan disa lokacione në Sanaa, Saada në veri dhe rrethin As-Sawadiyah në provincën Al-Bayda në Jemenin qendror.

Të shtunën, presidenti I SHBA-së Donald Trump tha se kishte urdhëruar një sulm të madh kundër Houthis në Jemen, përcjell KosovaPress.

Lexo edhe

Video